Prej nesër do të rifillojë qarkullimi normal i veturave pasi ndërpritet masa për ndalim të qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se prej orës 18:00, të enjten, ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të veturave në Zonën Qendër, duke thënë se ajri tani është më pak i ndotur dhe AQI (Indeksi i Cilësisë së Ajrit) ka rënë në vlerën 61.
“Duke e pasur parasysh këtë fakt, Komuna e Prishtinës ka marr vendim që nga ora 18:00 e ditës së sotme të ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër”, ka njoftuar komuna.
Ndryshe, masa e ndalimit të automjeteve për në Zonën Qendër , në kryeqytet është zbatuar nga dita e djeshme. Kjo është bërë për shkak të gjendjes alarmante të ndotjes së ajrit në Prishtinë. /Telegrafi/