Telegrafi

Prej nesër pritet të ketë temperatura të larta në Maqedoninë e Veriut

Maqedoninë nga nesër e kap periudha e temperaturave të larta, ku në më shumë vende temperaturat to të tejkalojnë 35 gradë celsius.

Gjatë ditës së nesërme në gjithë vendin temperaturat pritet të kalojnë mbi 30 gradë celsius, ndërsa të martën dhe të mërkurën në disa vende do të jetë mbi 35 gradë celsius.

Moti në vend gjatë ditë së nesërme do të jetë me diell. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 20 gradë celsius ndërsa temperatura maksimale do të jetë nga 27 deri 36 gradë celsius.

Në Shkup moti gjatë ditës së nesërme do të jetë me diell ku temperatura maksimale do të arrijë deri 34 gradë celsius./Telegrafi/