Site icon Telegrafi

Prej nesër policia e Tetovës fillon aktivitetet në komunikacion, shkak fillimi i vitit të ri shkollor

Sektori i punëve të brendshme në Tetovë i përmbylli aktivitetet e planifikuara përgatitore para nisjes së vitit të ri shkollor, kur si zakonisht pritet rritja e frekuentimit dhe lëvizjes para shkollave por edhe në përgjithësi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prej nesër do të ketë më shumë frekuentim të policëve dhe kontrolle në rrugët që çojnë për tek shkollat nga ora 06:30 min deri në orën 14:00, si dhe pas mesdite deri në orën 19:00, sidomos në periudhën kur nxënësit do të kthehen nga shkolla.

Përforcim i masave policore parashikohet edhe në vendndalesat e autobusëve ku shkojnë dhe vijnë nxënësit ose furgonat që sjellin nxënësit.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është që të sigurohet rendi dhe siguria e nxënësve dhe kjo jo vetëm në trafik, por para se gjithash edhe për fëmijët e vegjël.

Poashtu apelohet deri te drejtuesit që të kenë kujdes me shpejtësinë dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit, të mos i parkojnë veturat në trotuare ose kalimet e këmbësorëve dhe tu japin përparësi këmbësorëve. Përndryshe do të përballen me gjobat e përshtatshme. /Telegrafi/

Exit mobile version