Site icon Telegrafi

Prej nesër ndryshon regjimi i komunikacionit në rrugën Mavrovë-Dibër

Foto: Ilustrim

Aksi rrugor Mavrovë-Dibër, pjesa Mavrovë-Zhirovnicë, prej nesër 24 gusht nga ora 10:00-16:00 do të jetë me regjim të ndryshuar të komunikacionit për shkak të aktiviteteve ndërtimore, informuan nga komuna Mavrovë dhe Rostushe.

Shtojnë se ndryshimi i regjimit të komunikacionit në këtë aks rrugor në periudhën prej 45-60 ditëve, do të jetë me mbyllje komplete të pjesës në periudhën e caktuar kohore në të cilën do të zhvillohen aktivitetet ndërtimore – asfaltimi i Rrugës rajonale P1202.

“Komuna Mavrovë dhe Rostushe u rekomandon atyre të cilët qarkullojnë në këtë aks rrugor në periudhën e përmendur, për shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet”, qëndron në njoftimin e komunës.

Pjesa rrugore është në gjatësi prej 18,5 kilometra, me gjerësi prej 6 metra, ndërsa vlera e ndarë për realizimin e këtij projekti është 6,18 milion euro, mjete të siguruara përmes BERZH.

Exit mobile version