Site icon Telegrafi

Maqedoni: Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

Nga nesër fillon pagesa e pensioneve me rritje prej 5.3%.

Më së shumti do të marrin përfituesit e pensionit më të lartë, rreth 3700 denarë plus. Pensionistët, nga ana tjetër, me pensione më të ulëta do të marrin vetëm 700 denarë.

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale thotë:

“Sipas metodologjisë dhe të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, pensioni për muajin shtator do të rritet me 5.3%. Ky është rregullimi i dytë për këtë vit, në muajin mars është rritur me 8.4% dhe bashkë me 5.3% në shtator është gjithsej 13.7%”. Në vend jetojnë rreth 330 mijë pensionistë. Pjesa më e madhe e tyre, mbi 97 mijë në muaj, shtyhen nga pensionet deri në 13 mijë denarë.

Exit mobile version