Prej nesër e deri të shtunën, në aksin rrugor rajonal P2137 Vojshanci-Bistrenci-Koreshnicë, aksi ndërmjet Bistrenci-Koreshnicë, do të mbyllet për komunikacion për të gjitha llojet e trafikut, kumtoi sot Qendra-informative e NP ‘Rrugët e Maqedonisë’, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Mia.
Ndërprerje e komunikacionit bëhet për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore-asfaltuese, gjatë të cilës do të vendoset sinjalizim i përshtatshëm rrugor. /Telegrafi/