Site icon Telegrafi

Prej moshës 3 vjeçare, fëmijët fillojnë të shqetësohen për pamjen fizike

Anketime dhe studime të shumta kanë treguar se fëmijët në moshë të hershme fillojnë të brengosen për pamjen e tyre fizike.

Ekspertët të cilët merren me fëmijët, thonë se pothuajse 71 për qind prej tyre fillojnë të brengosen për pamjen e tyre fizike qysh prej moshës 3 vjeçare.

Një hulumtim i tillë është kryer edhe nga PACEY, i cili ka treguar se edhe para se të shkojnë në shkollë apo çerdhe, fëmijët fillojnë të ndërtojnë imazh negativ për pamjen e tyre fizike.

Hulumtuesit kanë thënë se fëmijët shfaqin shenja të pakënaqësisë me trupat e tyre, transmeton Telegrafi.

Organizatat të cilat merren me kujdesin e fëmijëve kanë thënë se kjo gjë është shqetësuese dhe se numri i fëmijëve që janë të pakënaqur me pamjen e tyre fizike dyfishohet kur arrijnë moshën gjashtë vjeçare.

Jacqueline Harding, eksperte e kësaj fushe, thotë se duhet të bëhen më shumë hulumtime për këtë fushë, por beson se televizioni dhe fotografitë në rrjete sociale janë më së shumti përgjegjëse për këtë brengë. /Telegrafi/

Exit mobile version