Telegrafi

Prej kohës së Michael Jordanit kësi arritje nuk kemi parë në NBA! (Video)

Fundori-organizator Damian Lillard tashmë në fillim të sezonit ka treguar se ai do të jetë lider i i Portland TrailBlazer.

Basketbollisti ka shënuar 39 pikë në fitoren me rezultat 113:104 kundër Utah Jazz duke shtuar edhe nëntë kërcime dhe gjashtë asistime.

Kjo është performanca më e mirë individuale në ndeshjen e parë të sezonit që nga viti 1989, transmeton Telegrafi.

Statistikën më të mirë në ndeshjen hapjes të kampionatit të NBA-së, natyrisht, Michael Jordan.

“Air Jordan” më 3 nëntor të vitit 1989 arriti të shënoi 54 pikë, 14 kërcime dhe gjashtë asistime në triumfin kundër Cleveland Cavaliers me rezultat 124:119. /Telegrafi/