Në Prizren edhe sonte janë paraqitur raste të reja me coronavirus.
IKSHPK ka njoftuar se nga kjo komunë edhe katër persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Drejtori i Shëndetësisë në Prizren Visar Shehu thotë se nga katër rastet e reja, dy janë raste kontakti ndërsa dy rasteve tjera nuk iu dihet burimi infeksionit.
“Rasteve që nuk iu dihet burimi i infeksioneve paraqesin më shumë shqetësim pasi ato raste mund të ndihmojnë në përhapjen e pandemisë më tepër”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Shehu thotë se rastet aktive me coronavirus në Komunën e Prizrenit janë në izolim.
“Me katër rastet e ditës së sotme, numri i rasteve aktive shkon në 52”.
Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me coronavirus në Prizren ka shkuar në 140 ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar me fatalitet./Telegrafi/