Halima Aden ka jetuar që fëmijë në një kamp refugjatësh në Kenya.
Kjo nuk e pengoi për qëllimet e saj pasi në moshën 19-vjeçare realizoi ëndrrën që të jetë modele në javën e modës në New York.
Vajza nga Arabia ka emigruar për në New York që në moshën gjashtëvjeçare.
Edhe pse e veshur me rroba që karakterizojnë besimin e saj musliman, modelja ka arritur të bëj karrierë duke marrë pjesë në New York Fashion Week.
Halima ka qenë pjesë e kastit të modeleve edhe në promovimin e koleksionit ‘Yeezy Season’ të reperit Kanye West. /Telegrafi/