Site icon Telegrafi

Prej gruas 170 kg e papunë deri tek mësuesja vitale

Kohë më parë Harriet peshonte 170 kilogramë dhe e përballonte me vështirësi mbipeshën. Ishte e papunë, njerëzit e përqeshnin, e thumbonin dhe për këtë ajo ishte zhytur në depresion. Por vetëm brenda 18 muajsh, me një kontroll të rreptë të ushqimit dhe stërvitje, britanikja arriti të binte në peshë dhe sot peshon 73 kilogramë.

“Jeta ime ka ndryshuar krejtësisht. I kam arritur disa gjëra që më herët skam mundur as t’i ëndërroj. Jam punësuar si mësuese, kjo ka qenë dëshira ime e kamotshme”, tha 25 vjeçarja, duke shtuar se tash ka më shumë vetëbesim dhe është më e lumtur.

Organizata Slimming World sivjet e shpalli Harriet Jenkinsin si femrën më vitale, shkruan “Daily Mail”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version