Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data 26 maj të gjithë punonjësit e SHKK-së do të kthehen në punë.
Në njoftim thuhet se bazuar në Planin Operativ, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i gjithë personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë, 26 maj 2020, do të fillojë punën në orarin e rregullt.
Gjatë paraqitjes në punë, stafi uniformuar dhe ai civil njoftohet se është i obliguar ti zbatoj rregullat në fuqi për mbrojte nga Covid 19.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marr vendimin në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, përfundon njoftimi.