Telegrafi

Prej 1 janarit, do të thjeshtësohet procedura për punësime në sektorin publik

Nga 1 janari, Ministria e Financave nuk do të japë më pëlqimin për punësim, por drejtuesit e institucioneve buxhetore të shtetit do të vendosin vetë në përputhje me planin financiar vjetor dhe rishikimin e punësimit.

Që kjo të hyjë në fuqi, së pari duhet të miratohet Ligji për Buxhetin dhe Ligji për zbatimin e Buxhetit. Që të bëhet një punësim të ri, titullari i institucionit duhet të paraqesë një deklaratë në Agjencinë e Punësimit ose në Agjencinë e Nëpunësve Civil, në të cilën do të konfirmojë me përgjegjësi të plotë materiale dhe penale se janë siguruar mjete për punësimin e ri në buxhetin e institucionit.

Sipas ministrit të Financave, Fatmir Besimi, kontrolli i procesit të punësimit do të jetë plani financiar dhe rishikimi i punësimit, të cilat do të miratohen nga Qeveria çdo vit.

Shpërdorimet e eventuale do të mund të raportohen nga vetë punonjësit, ndërsa për deklaratë të gabuar udhëheqësi do të ndiqet penalisht nga prokuroria publike dhe gjykatat./TV21/