Site icon Telegrafi

Prej 1 janarit do të hiqen disa linja të Ndërmarrjes Transportuese Publike në Shkup (Video)

Ndërmarrja për Transport Publik prej datës 1 janar do të ndërpresë disa linja të autobusëve të transportit publik. Autobusët me numër 9, 12, 19, 55, janë disa nga linjat të cilat prej datës 1 janar do të hiqen nga transporti publik dhe në këto relacione do të funksionojnë vetëm transportuesit privat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tv Shenja njofton se në kumtesën e kësaj ndërmarrje më tej thuhet se vendimi për këtë është sjellur nga Bashkia e Shkupit dhe se për informatat më të detajuara duhet që të merren në këtë institucion.

Nga ana tjetër, Këshilli i Qytetit të Shkupit thotë se sipas vendimit të sjellur, nga data 1 janar unifikohet transporti publik për udhëtarët që përdorin autobusë, një pjesë e linjave u ndahen transportuesve privat, megjithatë sipas tyre, nuk bëhet fjalë për ndërprerje apo reduktim të linjave.

Ndërkaq, transportuesit privat e kanë pritur me revoltë këtë lajm duke thënë se ditëve në vijim do të dalin me qëndrim nga ana e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version