Telegrafi

Preferoni një prerje të gjerë apo të sheshtë? Tri modele xhinsesh që do të ndryshojnë stilin tuaj këtë sezon

Në çdo sezon, modele të ndryshme prezantohen, shfaqen prerje të reja dhe ato përjetojnë vetëm ekspansion në fushën e modës

Deri para një viti, modelet më të popullarizuar ishin ato me këmbë të ngushta, të cilat vështirë se mund të visheshin, madje edhe më të vështira për t’i zhveshur, por kohët e fundit, prerjet pak më ndryshe kanë përparësi.

Natyrisht, modelet më të gjera që janë në formë trapezi po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara, por edhe ato me një prerje të sheshtë, si dhe një trend të ri me një çarje të vogël në këmbë, transmeton Telegrafi.

Kjo është arsyeja pse ne ju sjellim tri modele që do të jenë trend në sezonin e ardhshëm:

1. Xhinset në formë trapezoidi që zgjasin vizualisht këmbët, por nëse zgjidhni një bel të lartë, do të ndryshojnë tërësisht dukjen e këmbëve tuaja.

2. Prerja e sheshtë e xhinseve me këmbë të përdredhura është zgjedhja e duhur për një grua biznesi, ndërsa stilistes Victoria Beckham gjithashtu i pëlqen të veshë këtë model.

3. Dhe së fundi, një nga modelet më të popullarizuara këtë sezon janë sigurisht xhinset me një çarje të vogël në këmbë, ato janë zgjedhje e përsosur për të gjithë dashamirët e gardërobës së gjerë.

/Telegrafi/