Telegrafi

Preferenca e perimeve nëpërmjet qumështit të gjirit

Nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri dhe që konsumojnë rregullisht perime dhe fruta mund të rrisin preferencën e mëvonshme të fëmijës së tyre për këto ushqime të shëndetshme.

Kjo rezultoi nga një studim i Monell Chemical Senses Centers në Filadelfia (SHBA). Tek 45 fëmijë të moshës katër deri në tetë muajsh, prej të cilëve 44 % e tyre ishin ushqyer me qumësht gjiri, u testua preferenca për pjeshkat dhe barbunjat.

Fëmijët që ishin njohur me këto ushqime nëpërmjet qumështit të gjirit, i hanin më me kënaqësi këto ushqime sesa të tjerët.

Nënat me fëmijë në gji duhet të shtojnë në dietën e tyre variante të ndryshme të perimeve dhe frutave. Kështu pasurojnë edhe dietën e fëmijëve. /Telegrafi/