“Gjuha maqedonase njihet nga 26 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, që do të thotë se do të jetë edhe gjuhë zyrtare e BE-së. Natyrisht, një shtet anëtar ka gjithmonë të drejtë të shprehë disa nga rezervat e tij me deklarata të njëanshme, por kjo sigurisht që nuk do të ndikojë në statusin e gjuhës maqedonase në BE”.
Këtë e tha ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Milan Predan, sot në Shkup. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para ngjarjes informative të Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ambasadës së Sllovenisë për thirrjen e hapur për bashkëfinancim të projekteve zhvillimore, Predan theksoi se me siguri 26 shtetet anëtare që e njohin gjuhën maqedonase, si gjuhë maqedonase, nuk mund ta pranojnë veton sepse një shtet anëtar ka rezerva për gjuhën.
“Duhet të dini se gjatë negociatave do të ketë shumë situata ku mund të krijohen disa pengesa. Natyrisht, jo vetëm nga një shtet anëtar, ata mund të jenë edhe nga një shtet tjetër anëtar. Të gjithë ne që kemi negociuar e kemi përjetuar këtë”, tha Predan.
Sllovenia, theksoi Predan, gjithashtu kishteçështje të hapur me një nga fqinjët e saj para fillimit të negociatave me BE-në.
Në lidhje me çështjet e hapura, Predan tha se është shumë më mirë të rrezikohet sesa të qëndrohet në të njëjtin vend./Telegrafi/