Site icon Telegrafi

Prapë tërmet në Tiranë

Mëngjesi i sotëm ka rikthyer edhe lëkundjet e tokës. Një tërmet me magnitutë 3.4 dhe thellësi dy kilometra është regjistruar në orën 07:22.

Epiqendra ka qenë një kilometër në perëndim të Vorës, shumë pranë me Tiranën.

Lëkundjet janë ndjerë në Vorë, Tiranë, Durrës dhe zonat e tjera përreth.

Lexo po ashtu Bilanci i fundit i tërmetit: 915 shtëpi dhe banesa të dëmtuara

Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale. /TCH/

Exit mobile version