Kjo ndeshje po pritet me padurim nga vendasit pejanë të cilët sonte kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive në palestër për t’i ndihmuar skuadrës së tyre për hakmarrje ndaj bardhekaltërve të cilët po i mposhtin që tre herë radhazi.
Ju kujtojmë se gjatë kësaj jave, Sigal Prishtina e mposhti Pejën me vetëm dy pikë epërsi në derbin spektakolar që u zhvillua në kuadër të Ligës Ballkanike.
Pejanët luajtën bukur në këtë ndeshje dhe për pak sa nuk e fituan, mirëpo dhanë një mesazh të qartë se kanë kualitet dhe me pak fat mund edhe t’i mposhtin kryeqytetasit. E sonte, para ‘Shqiponjave’ të zjarrtë e kanë rastin më të mirë për ta bërë këtë.
Ndeshja pritet të transmetohet direkt në RTV 21, dhe do të fillojë nga ora 18:00. /Telegrafi/
ETC Superliga, xhiroja e dhjetë:
Të shtunën takohen:
18:00: Peja-Sigal Prishtina
17:00: Bashkimi-Besa
18:00: Drita-Kastrioti
Të hënën takohen:
19:15: RTV 21-Trepça