Edhe një herë Manchester City e ka barazuar rezultatin kundër Celticut në Glasgou.
Skuadra mysafire është dashur përsëri ta ndjekë rezultatin, pas golit të dytë të shënuar nga nikoqirët.
Raheem Sterling ishte fajtor te goli i dytë i pranuar nga City, por arriti ta përmirësojë gabimin e tij.
Ai reagoi mirë në zonë duke e dërguar topin në rrjet (28’). /Telegrafi/