Kërcimet mbinjerëzore të Ciristiano Ronaldos janë analizuar nga shkencëtarë në vitin 2011 dhe rezultatet janë të pabesueshme.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka prodhuar një kërcim mahnitës edhe në barazimin 2-2 të Juventusi ndaj Romës në fundjavën që shkoi.
Ylli portugez e shënoi edhe golin e tij të dytë në derbin e Serie A, mirëpo fokusi më i madh ishte te kërcimi i tij që bëri mbi mbrojtjen e Giallorossëve.
Juventus trailing 2-1 and down to 10 men… BUT they’re always a chance with Ronaldo on the pitch.
Is he human? Unbelievable leap and header for the equaliser 😱#RomaJuve
— Sacha Pisani (@Sachk0) September 27, 2020
Cilësitë e tij nga ndërprerjet janë specialitet të 35-vjeçarit që edhe në sezonin e kaluar kishte arritur të bënte një gjë të tillë.
Gjatë një serie të bëra një laborator në Universitetin e Chichesterit në vitin 2011, me Ronaldon si personazhin kryesor, portugezi kërcente edhe më lartë se një basketbollist i NBA.
Reprezentuesi i Portugalisë nga një kërcim në vend mund të arrinte lartësinë e 44 deri në 62 centimetra, ndërsa në një vrapim, kërcimi ishte deri në 78 centimetra. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=4achmhzLNoY&feature=emb_title&ab_channel=ReNo9Prod