Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Golin e vetëm e shënoi Muharrem Jashari që në fillimin e ndeshjes, ndërsa i njëjti doli me karton të kuq në minutën e 45-të.
Kosova ka marr 12 pikë deri më tani, duke marr katër fitore, ndërsa ka një ndeshje për tu vendosur nga komisionet e UEFA-s.
Telegrafi ua sjell disa prapaskena nga fitorja e sotme e Kosovës në “Fadil Vokrri”.
Urime ditëlindja Domantas Antanavicius
Sot para ndeshjes, në stadiumin “Fadil Vokrri”, para se të fillonte ndeshje, u pa një foto në semaforin e stadiumit e lojtarit Domantas Antanavicius.
“Urime ditëlindja Domantas Antanavicius”, shkruante në foto.
Koreografitë e Dardanëve
Koreografia e Dardanëve në fillim të ndeshjes ndaj Lituanisë ishte një mesazh pas ngjarjeve të fundit në Rumani, por edhe dashurinë e tyre për Kosovën.
E para ishte: “Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”.
Mdërsa në të dytën të shkruar në anglisht shkruante: “Çfarë mbetet kur humbet nderi? Së bashku kundër racizmit. Kosova qëndron: Krenare, e pathyer, anti-raciste”.
“Kush nuk kërcën nuk është shqiptarë”
Ishte një moment në stadium kur të gjithë u ngritën në këmbë dhe filluar brohoritjet: “Kush nuk kërcën nuk është shqiptarë”.
Përkrahje për Muharem Jasharin e larguar nga loja
Në minutën e 45-të, Kosova mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, kur Muharem Jashari pas rishikimit të VAR u largua me kartonë të kuq.
Por i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë dhe duartrokiti mesfushorin.
Dy shtylla të goditura brenda një minute
Lituania e kishte në kontroll lojën në pjesën e dytë, ndërsa brenda një minute ia goditi dy herë shtyllën Aro Muricit.
Një gjë që nuk ishte parë tash e një kohë në stadium tonë.
Zhegrova i jep fanellën një djaloshi
Edon Zhegrova mori shumë duarteokitje kur u largua nga loja, ndërsa duke shkuar në bankën rezervë, ai ia dha fanellën një fëmije që ishte në shkallët e stadiumit.
Publiku në “Fadil Vokrri” duartroket Lituaninë
Pas ndeshjes, lojtarët e Lituanisë u ndalën para një grupi të vogël tifozëve të këtij vendi që ishte në stadium.
Por ata fituan edhe duartrokitjet e të gjithë stadiumit për lojën që bën në humbjen e tyre prej 1-0. /Telegrafi/