Site icon Telegrafi

Prapaskenat e komplotit në Mal të Zi, si dështoi puçi i organizuar nga Rusia (Video)

Në vitin 2016, dy oficerë të GRU, Eduard Shishmakov dhe Aleksandar Popov – rekrutuan një shtetas serb me emrin Aleksandar “Saša” Sindeliç për të perënditur dhe armatosur serbë dhe malazezë për të rrëzuar qeverinë malazeze, duke hyre me forcë në ndërtesën e parlamentit malazez në Podgoricë me qëllim ndalimin e hyrjes së Malit të Zi në NATO.

Megjithëse ky komplot ishte i pasuksesshëm, është një rast studimi i shkëlqyer, në lidhje me përdorimin e metodave të fshehta të Kremlinit për të arritur qëllimet dhe objektivat e saj në Ballkan.

Por komploti dështoi dhe të dyshuarit u arrestuan.

Sindeliç ofroi gati dy muaj dëshmi ne lidhje me këtë komplot, gjatë së cilës ai përshkroi në detaje kontaktin e tij dhe rekrutimin që ju bë nga GRU për të performuar në këtë detyrë. Ai kishte marrë shumën prej 200 mijë eurosh nga ata, për të realizuar operacionin.

Ai dëshmoi se zyrtarët e GRU-së përdorën teknika tepër të dobëta dhe bënë gabime të shumta në mbrojtjen e atyre që punonin për ta. Zyrtari i GRU Shishmakov kishte përdorë emrin e tij të vërtetë për pagesën përmes transferit bankar nga Moska në llogari të Sindelićit, dhe kishte përdorë dokumente (pasaportë) lehtë të gjurmueshme. Këto gabime ndihmuan në ndërtimin e rastit kundër të dy oficerëve të GRU-së dhe atyre që punonin me ta në komplot.

Siç u zbulua gjate gjykimeve dhe hetimeve policore, GRU udhëzoi Sindeliçin për të marrë 50 uniforma policore me pajisje tjera, për t’ia mësyer dhe për ta pushtuar parlamentin e Malit të Zi dhe pastaj për të vrarë oficerët e policisë të dërguar për t’u kundërpërgjigjur.

Megjithëse Sindeliç u kthye në Serbi pas përfundimit të dëshmisë dhe u tërhoq nga deklaratat e tij të dhëna nën betim, ky është thjesht një shembull tjetër i Rusisë e cila përdorë mjete të fshehta për të formuar një tregim të rremë.

Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se kur Kremlini nuk ishte në gjendje të ndalonte futjen e Malit të Zi në NATO nëpërmjet karremëve ekonomik, social dhe politik, iu kthye metodave të fshehta dhe të dhunshme për të arritur qëllimin.

Kjo duhet të shërbejë si mësim jo vetëm për Ballkanin, por edhe për pjesën tjetër të Evropës.

Ne atë kohë presidenti i Serbisë Aleksandër  Vuciq pati deklaruar se, “shpresoj se të dhënat e Malit te Zi nuk janë të dhënat e Selimajt”, duke aluduar në ish-drejtorin e AKI-së.

Rusia e konsideron të pranueshme që të përdorë çdo metodë, të hapur dhe të fshehtë, për të ruajtur pushtetin e saj në rajon. Ky lloj i ndërhyrjes në punët e brendshme të kombeve sovrane është një shkelje flagrante e normave ndërkombëtare.

Megjithëse kërkon të mbajë reputacionin e me të fortit dhe më të aftit, metodologjia e përdorur nga GRU në këtë përpjekje të grusht-shtetit ishte e lodhët dhe përtace.

Zyrtarët e GRU-së e vënë burimin e tyre të rekrutuar në rrezik, duke përdorur rrugë të shkurta dhe duke mos përdorur taktikat më themelore për realizimin e detyrave, me ç’rast kanë lejuar që metodologjia e tyre të zbulohet dhe gjurmohet lehtë. Kjo nuk është shenjë dalluese e një shërbimi profesional, e as e një vendi të respektuar.

Ndonëse politika ekonomike ruse në fillim mund të jetë joshëse për vende të caktuara, veçanërisht kur përfshinë marrëveshje tregtare dhe përkrahje financiare, marrëveshjet e tilla shërbejnë vetëm për të çuar përpara mirëqenien e Kremlinit dhe zakonisht përfundojnë duke dëmtuar palën tjetër. Që nga bashkimi me NATO-n, investimet në Malin e Zi nga vendet e NATO-së janë rritur 118%, ose gati 244.4 milionë euro. Ky është një shembull i qartë i përfitimit të daljes nga sfera e ndikimit të Rusisë.

Gjykata e Lartë në Podgoricë i shpalli fajtorë të 14 personat e akuzuar për planifikimin e rrëzimit të dhunshëm të Qeverisë malazeze, në tetor të vitit 2016, me qëllim parandalimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

“Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i dhunshëm i pushtetit në Mal të Zi”, tha kryetarja e gjykatës, Suzana Mugosha./RTV Dukagjini/

Exit mobile version