Gazi lotsjellës ishte aksioni i paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, e me të cilin u tentua të pengohet ceremonia e inaugurimit të Presidentit të Kosovës.
Dy herë u gjuajt gaz, pavarësisht masave të rrepta të sigurisë.
U tha se ky do të jetë një inaugurim madhështor me rreth 1000 të ftuar e delegacione të larta, por në Prishtinë erdhën vetëm dy presidentë botërorë, për ta nderuar Hashim Thaçin.
Detajet mund t’i shihni në videon e postuar më poshtë.