Telegrafi

Prapa Territ në New York

Filmi ishte punim diplome i regjisorit Thaçi, kurse premiera e tij ishte dhënë gjatë muajit shkurt në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup.

Filmi po ashtu është shfaqur edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, e njëkohësisht është prezantuar edhe në kinemanë ABC në Prishtinë.

Festivali i Filmit në New York konsiderohet si festivali më i madh në botë i filmave të pavarur (filmave të cilët realizohen me buxhete të ulëta dhe jashtë sistemit të studiove gjigande). Festivali u mundëson pjesëmarrësve në festival mundësinë e promovimit karshi studiove të mëdha në SHBA që përkrahin filmin e pavarur si New Line, Fox, Miramax etj. /Express/