Site icon Telegrafi

Prapa dyerve të haremit: Si është jeta e vërtetë e grave arabe (Foto)

Poligamia dhe haremet, mungesa e edukimit dhe mungesa e të drejtave, diamantet e mëdha dhe hixhabet – jetët e grave arabe janë shumë të stereotipizuara në sytë e të huajve, saqë ndonjëherë është e vërtetë të bëhet dallimi mes të vërtetës dhe miteve.

Telegrafi më poshtë ju sjellë disa fakte nga jeta reale e grave lindore.

Martesat e aranzhuara

– Gjysma e martesave në shtetet arabe ende aranzhohen nga prindërit. Përderisa shumica mund të mendojnë se askush nuk i pyet vajzat për mendimin e tyre, në realitet ato mund ta refuzojnë dhëndrin nëse nuk u pëlqen.

– Nënshkrimi i kontratës martesore është i detyrueshëm! Ndryshe nga shumica e vendeve të botës, në shtetet arabe është rregull i detyrueshëm të nënshkruhet kontrata martesore.

– Gratë arabe rrallëherë martohen me meshkuj të religjioneve tjera sepse frikësohen se mund të depërtohen nga shteti për akte të tilla. Meshkujt kanë më shumë privilegje në këso rrethana dhe janë të lejuar të martohen me vajza hebre apo krishtere. Por në raste të tilla, vajza nuk merr shtetësinë dhe fëmijët qëndrojnë me babanë në rast se shkurorëzohen.

– Në shumicën e shteteve arabe mosha minimale për martesë është 18 vjeç. P.sh., qytetarët e Tunizisë mund të martohen në moshën 18 vjeçare sipas ligjit, por mosha mesatare kur martohen vajzat është 25 vjet, dhe për meshkujt është 30. Sidoqoftë, në disa shtete të cilat janë ende në zhvillim, martesat në moshë të hershme janë ende aktuale. P.sh. në Arabi Saudite dhe në Jemen shumica e vajzave martohen para se t’i mbushin 18 vjet.

Ceremonitë martesore

Traditat ndryshojnë në bazë të shteteve, por nuset dhe dhëndrit  arabë e festojnë martesën ndaras.

– “Martesa e meshkujve” mund të festohet në ditë të ndryshme nga martesa e nuses. Si rregull, është shumë i thjeshtë: çaj, kafe, darkë dhe komunikim që nuk zgjatë më shumë se 4 orë.

– “Martesa e nuseve” është ngjarje e ekspozimit të diamanteve, këpucëve nga dizajnerët, dhe kostumeve të mbrëmjes sepse zakonisht e tërë kjo bukuri fshihet pas hixhabeve dhe vellove. Kjo është arsyeja se përse vetëm gratë mund të marrin pjesë në një dasmë të tillë. Meshkujve u ndalohet rreptësisht hyrja. Stafi janë vetëm femra, duke i përfshirë këngëtaret, fotografet dhe DJ.

– Vizita e burrit paralajmërohet më herët në mënyrë që të gjitha gratë të mbulohen. Nëse burri vjen me vëllezërit apo babanë, atëherë nusja mbulohet me veshje tradicionale islame të bardhë sepse as të afërmit e burrit nuk mund ta shohin bukurinë e saj!

– Është e ndaluar të prezantohen gjëra të cilat ndërlidhen me alkoolin në kulturën arabe, duke i përfshirë edhe gotat e shampanjës dhe të verës.

Poligamia

– Shumica e martesave janë monogame. Jo çdo mashkull arab mund ta përballojë financiarisht t’i ketë disa gra. Feja islame u lejon atyre t’i kenë deri në 4 gra, por secila prej tyre duhet të keni shtëpi dhe sasi të barabartë të dhuratave, vëmendjes, aksesorëve, etj. Pasja e disa grave është privilegj i sheikëve dhe i njerëzve të pasur.

– Martesa e parë është më e rëndësishmja! Pavarësisht sa gra mund t’i ketë një burrë, martesa e parë gjithmonë mbetet më e madhja.

– Nëse mashkulli gjen tjetër grua, gratë e tij duhet ta pranojnë atë.

Divorci

– Sipas traditës së vjetër, mashkulli që dëshirohen të shkurorëzohet nga gruaja duhet ta përsëris frazën “shkurorëzohem nga ti” 3 herë. Pas kësaj, gruaja duhet të qëndrojë në shtëpinë e tij për një periudhë të caktuar për t’u siguruar se nuk është shtatzënë. Gjatë kësaj periudhe të pritjes, burri mund ta “merr” prapë gruan vetëm duke thënë , “të marr prapë”. Ai lejohet ta bëjë këtë procedurë tri herë. Pas shkurorëzimit të tretë, ai nuk lejohet të martohet prapë me të.

– Gruaja ka të drejtë të aplikojë për divorc në rast se burri nuk ia siguron asaj të gjitha të mirat. Raste të tilla shikohen me kujdes në gjyqe, dhe shpeshherë përmbushet dëshira e grave. Në botën arabe, meshkujt nuk e shfaqin dashurinë me lule, por me ari dhe aksesorë tjerë. P.sh., burri duhet ta dërgojë gruan në restorante dhe t’i blejë dhurata të shtrenjta. Nëse ka disa gra, të njëjtat dhurata dhe vëmendje duhet t’ua jap secilës.

Të drejtat e grave

Pavarësisht stereotipeve, gratë arabe respektohen nga meshkujt.

– Ditët javore të grave. Një herë në javë, të gjitha plazhet, parqet dhe sallonet e bukurisë në Emiratet e Bashkuara Arabe hapen vetëm për femra. Meshkujt nuk janë të lejuar të futen në asnjërën prej këtyre vendeve.

– Sidoqoftë, gratë myslimane bëjnë çdo gjë me lejen e burrit! Nëse ajo dëshiron të shkojë diku, ajo fillimisht duhet t’i tregojë burrit dhe të merr leje nga ai.

Edukimi dhe puna

– Nëse një femër dëshiron të edukohet, kjo nuk i ndalohet. Ka shumë vajza që studiojnë edhe jashtë shtetit. Në Jordani, vetëm 14 për qind e femrave janë analfabete. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, 77 për qind e vajzave futen në kolegje.

– Punët e shtëpisë u ngarkohen grave. Por në shtetet e pasura, kjo detyrë u ngarkohet shërbëtoreve, ndërsa detyra kryesore e grave është të lindin fëmijë dhe t’i rrisin.

– Ka karriera edhe për gra! Në Emiratet e Bashkuara, 2 për qind e ekzekutivit janë gra, 20 për qind e pozitave administrative janë të zëna na gratë, dhe 35 për qind e fuqisë punëtore të shtetit janë gra. /Telegrafi/

Exit mobile version