Si zgjidhje kalimtare e shkëlqyeshme imponohen pjesët e veshjeve të lëna pas dore gjatë dimrit
Ditët e para me diell shumica e damave mezi i presin në mënyrë që të lirohen nga palltot, xhupat e trashë dhe pantallonat dhe pas një kohe të gjatë sërish të vënë në pah feminitetin e tyre, transmeton Telegrafi.
Si zgjidhje kalimtare e shkëlqyeshme imponohen pjesët e veshjeve lëna pas dore gjatë dimrit.
Fjala është për fundet.
Disenjatorët posaçërisht janë angazhuar në modelimin e fundeve nga stofrat me ngjyrë të kuqe.
Qoftë kur është fjala për modelet e gjata apo të ngushta, në këtë rast dominon zgjedhja e ngjyrës, përkatësisht momenti i zjarrtë i cili arrihet me bartjen e këtyre veshjeve.
Nëse ngjyra e kuqe nuk ju është e preferuar apo e konsideroni tepër të guximshme, në trend janë fundet nga materialet diçka më të vrazhda të cilat kanë shkëlqim argjendi apo ari të vjetër.
Mund t’i bartni me çizme, mirëpo nëse i kombinoni me këpucë, me të mund të ecni madje edhe në pranverën e vonë. /Telegrafi/