Telegrafi

Pranvera në Mango

Edhe pse këto ditë të vona vjeshte nuk na kanë shkaktuar ndonjë kokëdhembje apo ftohje të vërtetë, brendet e njohura botërore janë në vrull të përgatitjeve për ditët e ngrohta.

Mango ndër të parët ka publikuar katalogun për pranverën e vitit 2012, ndërsa rolin kryesore e bart modelja e popullarizuar Anna Selezneva.

Mango është kompania e dytë më e madhe spanjolle eksportuese, ndërsa koncepti i saj është i bazuar në një aleancë ndërmjet produktit kualitativ, në akordim me trendet më të fundit të modës, me një çmim të përballueshëm.

Se çfarë do të mund të gjeni në pranverë në dyqanet Mango, shikoni galerinë e mëposhtme! /Telegrafi/