Site icon Telegrafi

Pranvera me ngjyra pastel dhe shumë të çelura

Nuanca delikate, romantike dhe shumë femërore janë parë në pasarela të ndryshme dhe mbi të gjitha si bazë e shumë veshjesh, si fustane mbrëmjesh, aksesorë, këpucë, çanta etj.

Tonet e ngjyrës kafe të çelur, të karameles, ngrohin pamjen, tyli me lule fal një pamje romantike, ndërsa e kuqja e përdorur në mënyrë të moderuar ndez dhe rizgjon gardërobën.

Gjithashtu, do të shohim një rikthim të ngjyrës portokalli, por më pak e theksuar, këshillon Living. Ngjyra e rërës do të jetë një tjetër nuancë e preferuar, një ngjyrë elegante dhe natyrale e cila i shkon të gjithave.

Nuk mund të qëndronte larg listës dhe ngjyra bojëqielli, e cila të fal një ndjenjë freskie në ditët kur temperaturat do të jenë të larta dhe shumë nuanca të tjera të cilat do të bëjnë gardërobën të shkëlqejë./Telegrafi/

 

Exit mobile version