Në një qendër tregtare në Paris më saktësisht në Le Defans për shkak të një telefonate se brenda qendrës është një burrë i armatosur i cili po shëtitet, policia ka ndërmarrë një aksion, shkruan Reuters.
Për shkaqe sigurie policia ka zbrazur qendrën tregtare, kurse stacioni i metrosë në Defans po monitorohet nga forca të shumtë të policisë, transmeton Telegrafi.
Mediat franceze raportojnë se qendra tregtare është evakuuar plotësisht, e në një postim të policisë thuhet se kërkohet nga qytetarët të shmangin këtë zonë derisa të mos përfundoj aksioni i policisë.
Në rrjetet sociale kanë filluar të shfaqen një sërë videosh nga vendi i ngjarjes, ku shihen se si policët po kryejnë hetimet, derisa hapësira të caktuara të qendrës tregtare janë mbyllur me shirita. /Telegrafi/
https://twitter.com/lhistoriquepsg/status/1277889509758246913?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1277889509758246913%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3489249%2Fdrama-u-parizu-policiji-prijavljeno-da-naoruzan-covek-seta-trznim-centrom-evakuacija-u-toku-video
https://twitter.com/lhistoriquepsg/status/1277895040581410816?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1277895040581410816%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3489249%2Fdrama-u-parizu-policiji-prijavljeno-da-naoruzan-covek-seta-trznim-centrom-evakuacija-u-toku-video
https://www.youtube.com/watch?v=gx-ViKFe0lU&feature=emb_title