Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, shpesh bëhet i përfolur për jetën e tij private.
Bashkëshortja e tij, Lola Haradinaj, ka rrëmbyer gjithnjë vëmendjen duke u shquar si një prej bashkëshorteve më atraktive të politikanëve.
E njëjta është mjaft e ndjekur edhe në llogarinë e saj personale në Instagram.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet duke u puthur me bashkëshortin e saj.
I çuditshëm është mbishkrimi që ajo i ka lënë fotografisë, pasi ka shkruar “Pranova” mbi të, ndonëse të gjithë e dinë se çifti në fjalë kanë vite të martuar.
Ata jetojnë në Prishtinë, dhe janë prindër të dy fëmijëve: Troja dhe Davidi.
Lola Haradinaj dikur ka qenë prezantuese e emisionit të lotarisë në Radio Televizionin e Kosovës, teksa është përfolur së fundmi se është në përgatitje të një projekti të ri televiziv. /Telegrafi/