Telegrafi

Pranoni thirrje nga jashtë dhe fitoni minuta falas në IPKO

Duke filluar nga 26 nëntori dhe gjatë tërë ditëve të festës së Kurban Bajramit dhe 28 Nëntorit, kompania IPKO i shpërblen të gjithë konsumatorët e saj, të cilët pranojnë thirrje nga familjarët dhe të afërmit e tyre që jetojnë në diasporë, me minuta falas të cilat mund të përdoren për thirrje lokale në IPKO telefoninë mobile apo atë fikse.

Me produktin e ri “Thirrëm n’049”, secili konsumator i telefonisë mobile IPKO që pranon thirrje ndërkombëtare automatikisht fiton bonus minuta për thirrje brenda rrjetit IPKO (mobil dhe fiks), dhe këtë bonus konsumatorët IPKO e marrin vetëm duke e pranuar thirrjen nga jashtë.

Sasia e minutave të fituara për thirrje falas brenda rrjetit IPKO, varet nga sasia dhe kohëzgjatja e thirrjeve ndërkombëtare që konsumatorët e telefonisë mobile IPKO i pranojnë nga familjarët dhe të afërmit e tyre që jetojnë jashtë vendit.

Ndërsa, menjëherë pas përfundimit të thirrjes së pranuar nga jashtë, konsumatorët mund ti përdorin minutat e fituar, për thirrje brenda rrjetit të telefonisë mobile dhe asaj fikse në IPKO.

Gjatë ditëve të festës së Kurban Bajramit, përkatësisht nga data 26 e deri më 30 nëntor ky produkt është krejtësisht falas, dhe për ta përdorur atë nuk duhet të bëhet asnjë aktivizim.

Ndërsa, nga data 1 dhjetor 2009 të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO mund ta aktivizojnë produktin me një kosto minimale prej vetëm 50 cent, për një vit të plotë. Për ta aktivizuar produktin për një vit, shtypni kodin *150#, dhe fitoni minuta falas për çdo thirrje të pranuar nga jashtë, gjatë tërë vitit. /Telegrafi/