I hipur në vinç, një mashkull është ngritur deri në katin e pestë, aty ku edhe e ka zyrën e dashura e tij.
Ai e ka zbuluar afishen ku shkruan: “Pranon të fejohesh apo… të hidhem”.
Për fat të mirë, ai nuk është hedhur, por e ka marrë një puthje pranimi nga e dashura e tij, transmeton Telegrafi.
Ky është edhe teksti origjinal, që e përshkruan ngjarjen: “Kisha dëshirë të ndaja me ju (është është e mundur) një nga momentet me të bukura të jetës time: propozimin që më bëri i dashuri për fejesë. Kishte hipur në vinç dhe i mbuluar nga banderola ku shkruhej ‘pranon te fejohesh apo te hidhem’ del përball dritares së zyrës ku punoj unë (në katin e 5-të). Më pas hyn brenda në ambientin e punës dhe nxjerr unazën. Do deshiroja ta publikonit në faqen tuaj së bashku me fotot. Faleminderit ”. /Telegrafi/