Site icon Telegrafi

Pranon propozimin për martesë gjatë orarit të punës, stjuardesa kineze suspendohet nga puna (Foto)

Stjuardesa e China Eastern Airline, ishte bërë lajm para një kohe, për shkak se pranoi propozimin e papritur për martesë, derisa ishte në orarin e punës. Ajo është kthyer sërish në media, por jo me lajm të lumtur.

Derisa ditët pas fejesës do duhej të ishin të lumtura dhe me shumë kënaqësi, njëjtë nuk po ndodhë edhe me stjuardesën e famshme, transmeton Telegrafi.

Kompania në tën cilën punon stjuardesa e ka suspenduar nga puna, me arsyetimin se ajo i ka ‘injoruar pasagjerët’, ndërsa duhej të kujdesej për ta gjatë fluturimit me aeroplan.

Pak momente pas fejesës

Mirëpo, ajo është arsyetuar se nuk e dinte për propozimin, të cilin ia bëri partneri që po udhëtonte bashkë me të, teksa gjithçka përfundoi brenda pak minutave.

Të njëjtin mendim e kanë edhe ata që e dëgjuan lajmin, duke e konsideruar si të tepruar vendimin e kompanisë ajrore, pasi në çdo orar pune mund të ketë lëshime, kur gjithçka shkon në rregull. /Telegrafi/

Exit mobile version