Site icon Telegrafi

Pranon Hamilton: Leclerc e meritoi fitoren

Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Pas suksesit në garën për Çmimin e Madh të Australisë, Mercedesi triumfoi edhe në Bahrejn, por këtë radhë suksesi ishte më shumë me fat, sesa për meritën e tyre.

Charles Leclerc u tradhtua nga motori i Ferrarit të tij, ndërsa Sebastian Vettel gaboi gjatë një dueli me britanikun për vendin e dytë në garë. Vet kampioni i botës, Lewis Hamilton, pranoi se piloti 21-vjeçar i Ferrarit e meritonte më shumë fitoren e garës, sesa ai.

Lewis Hamilton, Valtteri Bottas dhe Charles Leclerc (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

“Leclerc meritoi ta fitonte garën, ishte fantastik. Gara ishte e vështirë, por ne nuk gabuam dhe shfrytëzuam rastet që na u dhanë”, ka deklaruar Hamilton.

Lexo po ashtu Hamilton triumfon në Bahrejn falë gabimeve dhe problemeve te Ferrari

“Dueli me Vettelin ishte shumë i bukur dhe argëtues. Frynte shumë erë në kthesën e katërt dhe ndonjëherë e merrja atë gjerë. Ishim me fat dhe shfrytëzuam situatat”, ka shtuar piloti britanik.

Edhe më i drejtpërdrejtë ishte Toto Wolff, i cili pranoi se skuadra e tij pati fat – transmeton Top Channel.

“Kishim shumë fat. Zoti i garave pa nga ne sot. Strategjia funksionoi mirë, Hamilton ushtroi presion mbi Vettelin, por e vërteta është se Leclerc ishte më i shpejti. Por, garat janë të tilla. U treguam kursimtarë me gomat dhe, përpara se të shfaqej problemi, ne ishim shumë larg Leclerc”, është shprehur Wolff.

Exit mobile version