Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel dha dorëheqje për shkak të orës së shtrenjtë që mori si dhuratë nga nënpresidenti i UEFA-s, Grigory Surkis.
Grindel vendosi të bëjë këtë lëvizje pas një presioni të madh të mediave dhe publiku i shtetit gjerman.
“Çmimi i orës është 6000 euro. Kur mora një dhuratë, nuk e dija se kishte vlerë kaq shumë, dhe as që ishte markë. Unë kërkoj falje për pranimin e orës”, tha Grindel në një konferencë shtypi.
Ai shtoi se pranimi i dhuratës nga Surkis nuk ishte konflikt interesi. “Surkis nuk kishte interes financiar në Federatën e Gjermanisë. As nuk kërkoi mbështetje nga unë ndonjë gjë”, tha Grindel.
Dorëheqja erdhi pas një mandati të diskutueshëm tre-vjeçar të Grindelit në krye të futbollit të Gjermanisë.
Tifozët e kritikuan atë kur vendosi që një ndeshje në javë e Bundesligës të zhvillohet gjatë ditës së hënë dhe ndaloi futjen e artikujve piroteknikë në stadium.
Ndryshe, javën e kaluar, revista Spiegel njoftoi se Grindel nuk raportoi ndonjë të ardhur shtesë, të cilën ai është i detyruar të bëjë me ligj. Bëhet fjalë për një shumë prej 78000 eurosh. /Telegrafi/