Prezantuesja e sportit, Ilda Bejleri është njëra nga femrat më të komentuara në showbizz-in shqiptar.
Zeshkania mbrëmë ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, gjersa ka folur për jetën dhe karrierën e saj profesionale. Në një moment ajo ishte përlotur live në emision për shkak të një mesazhi emocionues që e kishte pranuar nga e ëma e saj.
“Nuk e mendoje që unë isha në video? Ilda ka qenë një fëmijë rebel, ka pasur personalitet të fortë dhe ambicioz”. Edhe pse është bërë e njohur, Ilda e di që kritikja e parë e saj jam unë sepse gjithmonë kam dashur që fëmijët e mi të jenë me këmbë në tokë dhe realistë. Po t’i thoni Ildës që i kemi bërë mamit një video, ajo do të thotë”. “Dua t’i them Ildës që mami e do shumë, është vajza e ëndrrave të mia dhe mami e ka shpirt”, ka thënë Lola Bejleri për vajzën e saj.
Ajo ndër të tjera rrëfeu edhe fëmijërinë e saj teksa e quajti këtë periudhë si më të bukurën që ka jetuar. Gjatë bisedës për këtë temë, Ilda u shpreh se ka ruajtur shoqërinë edhe me miket e saj të vjetra.
Theksojmë se Ilda prej vitesh është imazhi kryesor i sportit në DigitAlb. /Telegrafi/