Site icon Telegrafi

Pranoi haptazi se është homoseksual, publikohen pamjet e vrasjes së imamit në Afrikën e Jugut

Një burrë i konsideruar si imami i parë mysliman që pranoi haptazi se është homoseksual është qëlluar për vdekje teksa ishte ulur në një veturë në Afrikën e Jugut, në atë që shumë e quajnë një atentat për shkak të mësimeve të tij.

Muhsin Hendricks u zu në pritë nga dy burra në një kamionçinë teksa vizitonte qytetin jugor të Gqeberha të shtunën, transmeton Telegrafi.

Policia tha se burrat e përfshirë në vrasje kishin fytyrat e tyre të mbuluara. Një video e të shtënave tregon njërin prej tyre duke u hedhur nga automjeti i tyre, duke vrapuar drejt veturës në të cilën ishte Hendricks dhe duke gjuajtur me pistoletë disa herë nga një dritare anësore. Policia tha se Hendricks ishte me një shofer, i cili mbijetoi.

Lexo po ashtu Qëllohet për vdekje në Afrikën e Jugut, Muhsin Hendricks - 'imami i parë në botë që haptazi pranoi se është homoseksual'

Policia nuk ka përcaktuar një motiv për vrasjen, por partitë politike dhe organizatat LGBTQ+, thonë se Hendricks ishte në shënjestër sepse ai hapi një xhami në Cape Toën për myslimanët homoseksualë dhe bëri thirrje që anëtarët e komunitetit LGBTQ+ të mirëpriteshin në Islam. Homoseksualiteti është i ndaluar në fenë islame.

Ministria e Drejtësisë e Afrikës së Jugut tha se po heton pretendimet se Hendricks ishte objektivi i një atentati. /Telegrafi/

Exit mobile version