Site icon Telegrafi

Pranohet kërkesa për transferimin në Idrizovë të disa prej të dënuarve për “Lagjen e Trimave”

Avokati i Popullit, Naser Zyberi ka njoftuar se Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve e ka pranuar kërkesën e disa të dënuarve për “Lagjen e Trimave” për transferim në burgun e Idrizovës.

“Rekomandimi jonë i fundit që ishte është pranuar nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, që këta persona do të duhet të trajtohen njëjtë si të gjithë të burgosurit e tjerë, por rekomandimi im fillestar ka qenë që ata të barten të zhvendosen nga burgu i Shkupit në burgun e Idrizovës, sepse në burgun e Shutkës edhe po të duan që t’i shfrytëzojnë ato beneficione, nuk ekziston rregullativë dhe kushte praktike”, tha mes tjerash Zyberi.

Avokati i Popullit Naser Zyberi duke paraqitur raportin për vitin e kaluar tha se nga kontrollet që kanë kryer është konstatuar se mbipopullim me të burgosur ka në burgun e Idrizovës, Shtipit, burgun e Shkupit, Tetovës, Strumicës dhe Manastir. Zyberi tha se në burgun e Shutkës dhe në Idrizovë është konstatuar përdorimi i rripave të lëkurës si prangave.

Me këtë rast deklaroi se autoritetet relevante janë joserioze dhe nuk i përgjigjen këtyre ankesave.

 

 

Exit mobile version