Goli i çuditshëm është parë në ndeshjen e ligës së tretë spanjolle mes Atletico Baleares dhe Real Madrid Castillas, përndryshe ekipi i dytë i Realit, i cili gjithashtu ka arritur një fitore minimale me rezultatin 1:0.
Domethënë, në portën e Baleares në të njëjtin sulm dhe në të njëjtin moment në minutën e 72-të të ndeshjes kanë hyrë dy topa.
Mesfushori i Castillas, Nico Paz, ekzekutoi një goditje dënimi nga krahu i djathtë dhe dërgoi një harkim nga toka në zonën e rreptësisë dhe dikush nga tribuna hodhi një tjetër top në lojë.
Topi i hedhur nga Paz u hodh në dërgua nga lojtari kundërshtar Alberto Villapalos në tentativë për të larguar, ndërsa topi nga tribuna u hodh nga i njëjti lojtar dhe po ashtu u fut në rrjetë.
Jajajaja ¿qué es esto que ha intentado hacerle al Castilla? pic.twitter.com/DhKoLIG56F
— Fanáticos Real Madrid (@Fanaticos_RMCF) March 31, 2024
Edhe pse lojtarët e Balerese kërkuan anulimin e golit për shkak të dy topave në fushë, gjyqtari vlerësoi se topi i dytë nuk ndikoi në rezultatin e aksionit.
Kësisoj u pranua një gol i rrallë në futboll, pasi zakonisht kemi parë gjyqtarët duke anuluar aksionet kur kanë hyrë dy topa në fushë.
Fjala vjen, Real Madrid Castilla është në vendin e 13-të në ligën e tretë spanjolle, ndërsa Baleares është në pozitën e parafundit të 19-të. /Telegrafi/