Telegrafi

Pranohet ekstradimi i Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit (Video)

Ka marrë fund pritja e gjatë për vendimin e ekstradimit, ose jo, të dy të ikurve nga drejtësia, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

24Vesti bën të ditur se Gjykata e Selanikut e ka pranuar kërkesën për ekstradimin e dyshes së kërkuar nga Prokuroria Speciale Publike (PSP).

Përveç ekstradimit, Gruevsji dhe Boshkovski kanë edhe dy procese tjera në Greqi, procese të pavarur nga njëra-tjetra.

I pari ka të bëjë për falsifikim të dokumentacionit, kurse tjetri ka të bëjë me kërkesën për azil, proces që mund ta ngadalësojë ekstradimin e tyre.

Ish-agjentët e DSK-së Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski pas shpalljes së vendimit, menjëherë kanë dorëzuar ankesë ndaj vendimit për ekstradim në Gjykatën e Apelit të Greqisë./Telegrafi/