Këshilli i Prokurorëve pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 e ka miratuar si të bazuar aktakuzën në lëndën ”Titanik 2” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë lëndë janë të dyshuar ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibraimi dhe Sasho Sërcev, si edhe pesë gjykatës të Gjykatës Kushtetuese.
Ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave që lidhen me parregullsi zgjedhore./Telegrafi/