Këshilli për vlerësimin e aktakuzave pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 e ka miratuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për lëndën e njohur si ”Titanik 3”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lajmi është konfirmuar për agjencinë AIM nga PSP-ja. Në këtë rast, PSP-ja e akuzon koordinatorin e grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, si edhe Ismet Gurin, anëtar i KKZ-së për komunën e Çairit.
Që të dy ngarkohen për ”shkatërrim të materialit zgjedhor”./Telegrafi/