Gjykata Penale sot miratoi aktakuzën për lëndën e Prokurorisë Speciale të njohur si “Lëndina”, në të cilën i akuzuari i parë është Dragan Pavlloviq-Llatas, së bashku me Srgjan dhe Xvezdan Pavlloviq, për ndërtime të paligjshme të tre shtëpive në Zelenikovë.
Gjatë periudhës prej korrikut të vitit 2011 deri më janar të vitit 2013 në Komunën e Zelenikovës, në kundërshtim me Ligjin për ndërtime, pa miratime që jep organi kompetent kanë ndërtuar tre shtëpi, në tokën e cila është nën pronësi të tyre./Telegrafi/