Këshilli për Vlerësimin e Akteve Prokurore pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka sjellur vendim që për lëndën e PSP-së të njohur si “Tenderët”, të miratojë aktin prokuror.
Pas miratimit të aktit prokuror, në pajtim me sistemin AKMIS lënda do të shpërndahet tek gjykatësi i caktuar dhe do të planifikohet termin për mbajtjen e seancës gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rastin “Tenderët”, e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska për tenderët për ndërtime në Muzeun e OBRM-PDUKM-së dhe projektit “Shkupi 2014”. Ndërsa përveç Kançesa-Milevskës të akuzuara janë edhe dy anëtare të Komisionit për Shpallje Publike./Telegrafi/