Site icon Telegrafi

Pranohen parashtresat për librat me përmbajtje kundër personave LBGT, atyre me HIV dhe që përdorin drogë (Dokument)

Avokati i Popullit ka kërkuar, ndërkaq rektorati i Universitetit Kirili dhe Metodi ka pranuar që në Rregulloren për organizimin dhe aktivitetin botues të përfshihet dispozira e cila parasheh ndalimin e përdorimit të librave që nuk janë botuar sipas Kushtetutës së Maqedonisë, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu duhet që të ndalohen edhe librat që mund të shkaktojnë shkelje të barazisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve në të gjitha aspektet. Ky hap vjen pas paarashtresave të Shoqatës ”Koalicioni për të drejta seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara”, parashtresa këto që kanë të bëjnë me përmbajtjet, siç thuhet, diskriminuese dhe shqetësuese për personat LGBT, personat që përdorin drotë dhe personat që janë të infektuar me HIV./Telegrafi/

Exit mobile version