Telegrafi

Pranohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, KSHZ do të ketë përbërje të përkohshme

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në vazhdimin e seancës së 46-të miratuan propozim-ligjin për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime ligjore u mbështetën nga 80 deputetë dhe nuk kishte “kundër” dhe “të përmbajtur”.

Me këto ndryshime rregullohet zgjedhja dhe përbërja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ndërprerja e funksionimit të KSHZ-së para skadimit të mandatit dha afatet për propozimin e kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve tjerë të KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me përbërjen e KSHZ-së parashihet që të përbëhet prej kryetarit, nënkryetarit dhe pesë anëtarëve. Kryetari dhe nënkryetari do të propozohen nga anëtarët, të cilët e kryejnë punën në mënyrë profesionale.

Këto ndryshime parashohin që anëtarët e KSHZ-së të zgjedhen në afat prej 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji./Telegrafi/