Telegrafi

Pranohen aktakuzat për rastin “Toplik”, Janakieski do të gjykohet

Gjykata Themelore në Shkup ka pranuar aktakuzat për rastin “Toplik” të Prokurorisë Speciale.

Në “Toplik” të dyshuar janë gjashtë persona, mes të cilëve edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, për shitjen e parcelës ndërtimore në lagjen Sonçev Grad, në Sopishte të Shkupi.

Për këtë lëndë gjithashtu “bombat” janë pranuar si dëshmi./Telegrafi/