Sot në Spitalin Klinik të Tetovës janë pranuar 30 mjekë të rinj, të sapo diplomuar nga universitetet vendore, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas autoriteteve të spitalit për gjashtë muajt e kaluar numri i mjekëve të pranuar ka shkuar në 60 mjekë që së shpejti duhet të shkojnë në specializim për reparte të ndryshme.
Shpresojmë se ky numër i mjekëve të pranuar do të ndikojë në përmirësimin e kualitetit të shërbimit në Spitalin Klinik të Tetovës dhe do të ndikojë që mjekët e rinj që mbarojnë studimet të kërkojnë punësim brenda vendit, thonë nga drejtoria e spitalit.
Përndryshe, mjekët që u pranuan sot dhe më herët veçse kanë filluar procedurën e specializimit nëpër klinikat e Shkupit ku edhe duhet të specializohen për degë të ndryshme që ka nevojë Spitali Klinik i Tetovës. /Telegrafi/