Site icon Telegrafi

“Pranimi i platformës shqiptare do të ishte tradhti”

“Me paraqitjen e platformës shqiptare Maqedonia është ekspozuar me një destruktivitet të ri”, thonë nga organizata “Manifesti i Maqedonisë”. Ata theksojnë se nëse pranohet një dokument i tillë nga partitë maqedonase, do të ishte tradhti, përcjell Telegrafi Maqedonia.

“Ne jemi kundër çfarëdo ndryshimi, himnit të Maqedonisë dhe simboleve tjera kombëtare, të cilat janë argumentet e identitetit tonë, kur ruhet historia e popullit maqedonas. Kërkesa e shqiptarëve me platformën e tyre paraqet akt gjenocid, duke shkatërruar autenticitetin e Maqedonisë”, deklariuan nga organizata “Manifesti i Maqedonisë”.

Ata gjithashtu ju bënë thirrje partive më të mëdha maqedonase që të bashkohen dhe fuqishëm të refuzojnë platformën e partive shqiptare dhe gjithashtu kërkuan që të respektohet Marrëveshja e Ohrit./Telegrafi/

Exit mobile version